Edhe pse u duk se marrëdhëniet mes tyre u zbutën ndjeshëm, e madje ishin dhe bashkëprotagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari sërish duket se nuk i harron inatet e vjetra e nuk lë t`i humbasë rasti për ta thumbuar Luiz Ejllin. Mbrëmjen e djeshme, aktorja riktheu papritur në DWTS debatin mes Luiz Ejllit dhe Eno Popit.
Teksa njerëzit e Atalantës brohoritën dhe bënë tifo pas performancës së saj, Olta ndërhyri duke thënë: “Ta shikoni ju kur të marr fisin e Enos këtu, mos më acaroni nervat tani. Eno hajde Eno”, tha aktorja e njohur, ndërsa prezantuesi u afrua dhe e puthi atë në faqe.
Ndërkohë, natën e parë të DWTS i ftuar ishte Luizi, i cili pati një përplasje me Enon.
“Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi filmin”, i tha Luizi-Enos, duke i kthyer batutën që kishte bërë një ditë më parë për fisin e gruas së Luizit. Olta sakaq është ndër të vetmet ish-banore të BBV që nuk kanë bërë asnjë urim publik për pritjen e ëmbël të Kiarës.



















