Festat e fundvitit mezi priten nga shumëkush.., duhet thënë se është një periudhe e bukur, ku gëzimi dhe hareja është pjesë e çdo ambienti.. Festa nis në kolektivet e punës, vijon në shtëpi me njerëzit e zemrës dhe përfundon mes miqsh, ose edhe anasjelltas nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që të gjithë festojnë e gëzojnë në këto ditë, duke lënë mënjanë lodhjen e një viti të gjatë e duke festuar për çdo sukses, dhe për më tepër për të pritur ashtu si duhet vitin e ardhshëm.
E për të ideuar dhe organizuar këto mbrëmje festive mes miqsh, familjarësh apo për të bërë gëzuar me të gjithë stafin pas një viti të suksesshëm të kompanisë suaj, “Ami Event” është vetëm një telefonatë larg.
Stresi dhe lodhja e një organizimi eventi në fundvit tashmë nuk ekziston më, mjafton të sillni me vete shpirtin festiv dhe çdo gjë është e kuruar deri në detaje nga stafi i “Ami Event”.
Një mbrëmje e kaluar bukur nën atmosferën e këndshme të qirinjve festiv dhe një gotë verë, nuk është e thënë që të jenë domosdoshmërisht me një numër të konsideruar personash, ju mund të organizoni dekorin e mbrëmjes suaj, edhe mes familjarëve apo miqve tuaj prej +4 personash.
Një gjë e tillë është e mundur në “Ami Event”, por jo vetëm kaq dhe nëse ju dëshironi të surprizoni dashurinë e jetës suaj me një darke surprizë, mjafton një mesazh dhe ideja jote kthehet në realitet në kohë rekord.
Festo me “Ami Event” momente të paharrueshme!/bordo.al



















