Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.
E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës mbush plot 33 vite jetë.
Në ditën e lindjes së saj, Rita së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, i cili i ka uruar ditëlindjen dhe mirëseardhjen çiftit në shtetin e Kosovës.
“Mirë se vini në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora! Ju duam ❤️????
Mirësevini në Kosovë Taika Waititi, duke ju uruar një qëndrim të mrekullueshëm“, ka shkruar Rama.



















