KreuCelebrity

Mësohet amaneti prekës që Zef Deda i la familjes përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë!

 

Mësohet amaneti prekës që Zef Deda i la familjes përpara se

Aktori dhe mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u nga nga jeta te premten duke lënë pas një hidhërim te madh për familjarët, miqtë por edhe te gjithe publikun e gjere qe e deshi aq shumë. Legjenda e artit shqiptar u përcoll për në banesën e fundit ditën e shtunë, pas homazhe që u kryen në Teatrin “Migjeni” ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. Zef Deda pikëlloi të gjithë ata që e njihnin nga afër si dhe ata që e njohën atë përmes ekranit me anë të qindra personazheve që ai interpretoi, por një dhimbje të madhe dhe të pashërueshme la për bashkëshorten e tij Rozina si dhe dy djemtë, Juljanin dhe Marjanin.

Mësohet amaneti prekës që Zef Deda i la familjes përpara se

Juljani, djali i tij i madh, ndau edhe "amanetin” e fundit të akgtorit, qe pemdnoi dhe ne ato momente per te tjeret, duke uj shprehur se nuk donte t`i shihte te pikëlluar.

Mësohet amaneti prekës që Zef Deda i la familjes përpara se

“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkoje ne vend. Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Deda krah fotos me nënën dhe të vëllain, ku shihen të qeshur ashtu si dhe Zefi donte t’i shihte.Zef Deda, ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 73-vjeçare. Ai  vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me twë cilën, nuk e fitoi dot. Ai u përcoll për në banesën e fundit më 25 nëntor mes lotëve të familjarëve, kolegëve dhe qindra shqiptarëve të cilët ndonëse nuk patën mundësi për të qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit, i shprehën ngushëllime familjarëve përmes mesazheve dhe rrjeteve sociale.

Mësohet amaneti prekës që Zef Deda i la familjes përpara se

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF