KreuCelebrity

“Ishte studentja ime..”, Timo Flloko rrëfen historinë e dashurisë me Vera Grabockën: Është fenomen

 

“Ishte studentja ime..”, Timo Flloko rrëfen historinë e

Aktori i mirënjohur, Timo Flloko, ka qenë i ftuar këtë të hënë në “Opinion”, ku foli për jetën e tij personale dhe profesionale.

“Ishte studentja ime..”, Timo Flloko rrëfen historinë e

Gjatë bisedës aktori si rrallëherë rrëfeu historinë e bukur të dashurisë me regjisoren Vera Grabockën.“Ishim fare të rinj, unë e njoha në shkollë. Rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse unë nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime. Ishte e veçantë edhe në atë kohë”, kujtoi aktori.

I pyetur nga Blendi se në çfarë kuptimi ishte e veçantë, aktori tha, “E veçantë në dinamikë, në sjellje, në energji, në natyrë, në biseda. Vera ishte dashuri që aty ngeca”.

“Ishte studentja ime..”, Timo Flloko rrëfen historinë eÇ

Timo më tej theksoi se regjisorja ka qenë një mbështetje e madhe për të, “Në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup te një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën”.

“Ishte studentja ime..”, Timo Flloko rrëfen historinë e

Timo Flloko e cilësoi bashkudhëtaren e jetës së tij si një fenomen, “Vera ka një ndryshim, Vera është fenomen. Ne komunikojmë në mënyrë si artistë sigurisht… Vera gjithmonë jep mendime për një gjë. Ka intuitë, ka shqisën e gjashtë. Ajo kurrë nuk gabon, gjithmonë del fjala e saj. Në terma afatgjatë, Vera ka të drejtë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF