KreuCelebrity

Hakmarrja e një nënë: Marianne Bachmeier, gruaja që vrau në gjyq përdhunuesin e vajzës së saj 7 vjeçare!

Hakmarrja e një nënë: Marianne Bachmeier, gruaja që vrau

Gjermania Marianne Bachmeier u bë pjesë e historisë si gruaja që qëlloi dhe vrau në mesin e sallës së gjyqit një burrë, Klaus Grabowskin, i cili po gykohej për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës së saj Anës, më 1981.

Hakmarrja e një nënë: Marianne Bachmeier, gruaja që vrau

Marianne vetë u dënua për vrasje dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri, por asaj nuk i interesonte më asgjë. Gjykatësi megjithatë u tregua i butë, duke pasur parasysh gjendjen psikologjike të gruas që kishte humbur fëmijën në një mënyrë aq të tmerrshme.

Hakmarrja e një nënë: Marianne Bachmeier, gruaja që vrau

Ajo u dënua me gjashtë vjet burg, por u lirua me kusht pasi kreu tre vjet.

https://youtu.be/YnaOvWeiBQw

Marianne u zhvendos jashtë vendit përpara se të kthehej në Gjermani pasi u diagnostikua me kancer pankreatik. Vdiq në moshën 46-vjeçare dhe u varros pranë vajzës së saj, Anës, në Varrezat Burgtor, Lübeck. Në 5 maj 1980, kur Ana ishte shtatë vjeçe, u grind me nënën e saj dhe vendosi të linte shkollën. Në këtë ditë ajo u rrëmbye nga Klaus Grabowski, një kasap 35-vjeçar, shtëpinë e të cilit vogëlushja e kishte vizituar më parë për të luajtur me macet e tij.

Hakmarrja e një nënë: Marianne Bachmeier, gruaja që vrau

Ai e mbajti Anën për disa orë në shtëpinë e tij, e sulmoi seksualisht dhe në fund e mbyti me një palë geta të të fejuarës së tij. Sipas prokurorit, më pas ai e lidhi vajzën dhe e futi në një kuti, të cilën e braktisi buzë një kanali. Ishte e fejuara që e dorëzoi më vonë Grabowskin në polici.

Hakmarrja e një nënë: Marianne Bachmeier, gruaja që vrau

Grabowski ishte një shkelës seksual i dënuar dhe më parë ishte dënuar për abuzim të dy vajzave. Në vitin 1976, ai iu nënshtrua vullnetarisht kastrimit kimik, megjithëse më vonë u zbulua se më pas iu nënshtrua edhe trajtimit hormonal në përpjekje për të ndryshuar kastrimin. Pasi u arrestua, Grabowski deklaroi se Ana donte t’i tregonte nënës së saj se ai kishte abuzuar me të për t’i zhvatur para dhe tha se frika e kthimit në burg e shtyu ta vriste.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF