Ish kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën e saj: Ajo u nda nga bashkëshorit e po kështu iu largua dhe politikës, e po shijon “lirinë” që duket se i kishte munguar!
Në postimet e fundit në Instagramin e saj, Marin i ka treguar të gjithëve disa foto nga udhëtimet e saj të fundit ku mund të themi ku shfaqet goxha më ndryshe: Më joshëse dhe seksi.Ish-liderja e socialdemokratëve finlandezë ka eksperimentuar me flokët, duke i celur ngjyrën, e nuk ngurron tashmë të ndajë me ndjekësit as foto me rroba banje apo pantallona të shkurtra të shkurtra.
https://www.instagram.com/p/C0L36vZt3Ea/?utm_source=ig_web_copy_link
Perpara disa muajsh, ajo bëri kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj prej tre vitesh, Markus Räikkönen. Marin dhe Raikkonen, janë prindër të një vajze 5-vjeçe, Emma Amalia Marin.
Ish kryeministrja shkroi në rrjetet sociale se : “Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur. Ne do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës. Ne dëshirojmë të respektoni privatësinë tonë. Nuk duam të komentojmë më shumë”.