Flitet prej kohësh në mediat rozë për një krizë në mesin e trashëgimtarit të fronit mbretëror, Princit Leka II dhe bashkëshortes së tij, princeshës Elia Zaharias. Dyshimet e forta se martesa e tyre po shkon drejt fundit, ushqehen nga disa detaje që nuk i kanë shpëtuar vëmendjes se gjerë.
Dyshime të cilat nisën që prej momentit të festës së ditëlindjes së princeshës Geraldinë, ku Leka dhe Elia e festuan në mënyra të veçanta, dhe jo si zakonisht të bashkuar. Së fundi, u raportua po kështu se princi prej muajsh të tëra tashmë ka hequr unazën e martesën e nuk e mban më në gisht.
Së fundi, burime për albeu.com pohuan se mbrëmjen e sotme Princ Leka ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Të gjitha këto detaje kanë bërë të mendohet gjithmonë e më shumë për një ngërc që duket ka nisur në kohë. Nga dyshja vetë megjithatë nuk ka ende asnjë reagim publik.