KreuCelebrity

"Uroj shumë të jetoj me vetëdije...", Alban Skënderaj e uron me fjalët më të veçanta vajzën e tij për ditëlindje!

"Uroj shumë të jetoj me vetëdije...", Alban

Sot në shtëpinë e këngëtarit të njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ka dy festa: për festën e flamurit, 28 nëntor, vajza e tyre, Ameli ka ditëlindjen dhe mbush plot 8 vjeç.

Këngëtari u bë nostalgjik duhe u kthyer pas në kohë në kujtime, ndërsa e ka uruar të bijën me fjalët më të ëmbla në këtë ditë kaq të veçantë për të. “Ishte si sot mëngjes, 28 nëntor, 2018 kur ti bëheshe 3 vjeçe dhe festonim bashkë ditëlindjen tënde dhe Festën e Flamurit! Sot ti bëhesh 8 dhe unë nostalgjik, reflektoj për kohën që si një përplasje qepallash kalon pa ndjerë dhe pa kuptuar! Uroj shumë të jetoj me vetëdije çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë, muaj e vit të jetës tënde duke qenë aty, dorë për dorë apo në sfond duke të parë se si rritesh, gëzon dhe përgatitesh për sfidat e jetës! Të do babi shumë!”– ka shkruar Albani.

Krahas urimit për të bijën, këngëtari ka uruar të gjithë shqiptarët në këtë ditë kaq të rëndësishme për ta që shënoi historinë e Shqipërisë.

“Gëzuar Festën e Flamurit miq, uroj ta nderojmë Shqipërinë e të jemi shtetas të denjë duke u përkujdesur për të, ashtu siç ajo na nderon me historinë e pasur dhe bukuritë e saj.”– shkruan Albani.

"Uroj shumë të jetoj me vetëdije...", Alban

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF