KreuCelebrity

Pasi zbuloi se janë ndarë; Jada Smith: Unë dhe Will Smith do të qëndrojmë së bashku përgjithmonë!

Pasi zbuloi se janë ndarë; Jada Smith: Unë dhe Will Smith do

Jada Pinkett Smith ka pohuar se ajo dhe Will Smith do të jenë përgjithmonë bashkë, pavarësisht muajve sfidues që kanë kaluar në ‘sytë’ e publikut. "Ne do të qëndrojmë së bashku përgjithmonë. Unë u përpoqa. Ne u përpoqëm”, konfirmoi Jada në një paraqitje të saj më 28 nëntor në Drew Barrymore Show.

Pasi zbuloi se janë ndarë; Jada Smith: Unë dhe Will Smith do

Ajo zbuloi më herët se ajo dhe aktori Will Smith ishin të ndarë që nga viti 2016, por ata nuk ishin divorcuar.  Zbulimet në lidhje me marrëdhënien e tyre dolën kur Pinkett Smith publikoi kujtimet e saj, “Worthy”.

52-vjeçarja u ul në tetor me Hoda Kobt dhe shpjegoi se ajo dhe Will "bënë një premtim se nuk do të ketë kurrë arsye" për t'u divorcuar, prandaj ata janë ende duke punuar për lidhjen e tyre.

Pasi zbuloi se janë ndarë; Jada Smith: Unë dhe Will Smith do

“Për sa i përket Will-it, marrëdhënia ime me të, ju e dini, ne kaluam atë periudhë të gjatë ndarjeje... në mënyrë që ne të udhëtonim veçmas, por edhe të bënim disa udhëtime së bashku”, shpjegoi ajo.

“Duket sikur kemi ardhur në një vend vërtet të bukur së bashku, kështu që unë jam e lumtur. Ja ku jam. Në këtë kapitull të jetës sime, më në fund jam e lumtur".

Pasi zbuloi se janë ndarë; Jada Smith: Unë dhe Will Smith do

Ajo foli edhe për incidentin mes Will dhe Chris Rock në Oscars në vitin 2022, ku bashkëshorti i saj e qëlloi me shuplakë komedianin në skenë. "Unë e dua Willin ashtu siç është. Kam mësuar të dua dhe të përqafoj Chris [Rock]... ashtu siç është, dhe veten time gjithashtu”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF