Samanta Karavella ishte një ndër këngëtarët Big që do të merrte pjesë në Festivalin e fundvitit në Rtsh, por në moment të fundit këngëtarja hoqi dorë. Pati aludime se artistja Karavella hoqi dorë nga gara për arsye të thashethemeve se çmimi i parë është vendosur pa nisur gara, por pa patur asnjë deklaratë zyrtare. Megjithatë përgjigjen përfundimtare rreth kësaj pyetje për Samantën i është përgjigjur së fundmi menaxheri i saj, Arian Demolli. I ftuar në “Top Albania Radio”, ai tha:
Shumë më kanë shkruajtur dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.”



















