Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Efi Dhedhes, është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj. Por ne nje video te fundit, ajo shfaqet me rroba të ngushta ku i duket paksa barku. Kaq ka mjaftuar për ndjekësit e Efit që t’i dërgojnë asaj mesazhe të ndryshme ku e pyesin nëse është shtatzënë apo jo.
Efi e ka sqaruar shpejt keqkuptimin permes nje videoje ku thekson qartë që nuk është shtatzënë, por thjesht ka shtuar disa kilogramë.
“S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim", ka shkruar ajo.
Kohët e fundit kanë qarkulluar zërat se ajo është në një marrëdhënie me Romeo Veshajn. Edhe këtyre thashethemeve, ajo i vuri “vulën” duke i mohuar, por konfirmoi se prej një viti është në një lidhje dashurie.