KreuCelebrity

Deklarata kundër Izraelit; Gigi Hadid kërkon falje: Unë jam njeri dhe bëj gabime

Deklarata kundër Izraelit; Gigi Hadid kërkon falje: Unë jam njeri

Gigi Hadid ka kërkuar falje me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, pas deklaratave të saj se Izraeli është “i vetmi vend në botë që mban fëmijët si robër lufte”.

Modelja, e cila është gjysmë palestineze, u përball me shumë kritika nga ndjekësit pas pretendimeve të saj, ndaj ajo nuk nguroi të kërkojë falje për “gabimin” e saj, të cilin e cilësoi si të pamatur.

Gigi Hadid theksoi se për të është e rëndësishme të ndajë histori të vërteta rreth vështirësive që palestinezët kanë duruar dhe vazhdojnë të durojnë.

“Por këtë fundjavë ndava diçka që nuk e kontrollova apo mendova përpara se ta ripostoja. Fatkeqësisht, përdora shembullin e gabuar për të theksuar se fëmijët palestinezë të kapur nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF), trajtohen ndryshe nga fëmijët në Izrael dhe më vjen keq për këtë.

Deklarata kundër Izraelit; Gigi Hadid kërkon falje: Unë jam njeri

Dëshira për liri dhe trajtim njerëzor për palestinezët dhe siguri për hebrenjtë mund të jetë e rëndësishme për të njëjtin person, përfshirë mua. Unë jam njeri dhe bëj gabime. Por unë e konsideroj veten përgjegjëse për këto gabime”, ka deklaruar modelja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF