KreuCelebrity

“Nuk njihet më”, aktori legjendar Morgan Freeman i tranformuar: Fansat të shqetësuar për gjendjen shëndetësore!

“Nuk njihet më”, aktori legjendar Morgan Freeman i

Një video e re e aktorit legjendar Morgan Freeman i ka shqetësuar fansat e tij.  Paparacët e “fotografuan” në Neë York teksa po dilte nga një godinë dhe hyri në makinën që e priste jashtë. Ai dukej tejet i dobët, aq sa mezi njihej. “Është e trishtë ta shohësh kështu”, “Duket se ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë aktorëve që na e bënë më të bukur fëmijërinë”, “Kur të vdesë do të jetë një humbje e madhe për botën”, ishin disa nga komentet në krah të videos.

https://www.tiktok.com/@underratedsimpsons/video/7306658281903197473?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Disa ndjekës ishin të  interesuar se përse Freeman mban një dorezë kompresimi në njërën dorë. Në vitin 2008, ai pati një aksident të rëndë rrugor. Ekipeve të shpëtimit iu desh të përdornin  gërshërë hidraulike për ta çliruar nga automjeti. Ylli hollivudian kishte shumë kocka të thyera dhe kaloi më shumë se katër orë në operacion.Ai nuk mundej ta lëvizte krahun e majtë, filloi të fryhej dhe vendosi të vishte një dorezë kompresioni për të lehtësuar simptomat.

“Nuk njihet më”, aktori legjendar Morgan Freeman i

Freeman pësoi dëmtime të përhershme nervore dhe vuan nga dhimbje torturuese në shpatull. Miqtë e tij njoftuan në gusht të këtij viti se ai kishte humbur më shumë se 25 kilogramë, ndërsa për shkak të një infeksioni iu desh të shtynte një udhëtim pune në Europë.

https://www.tiktok.com/@underratedsimpsons/video/7306930149650418976?is_from_webapp=1&sender_device=pc

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF