KreuCelebrity

Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të saj nga fshati i bashkëshortit!

Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të saj nga fshati

Pasi bashkëshorti i së ndjerës Liridona Murselin ka pranuar para organeve të drejtësisë se ka paguar për t’i vrarë gruan e tij, familjarët kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit nga fshati i Naim Murselit.

Sipas burimeve, familja Ademaj ka shkuar në Polici dhe e ka paraqitur kërkesën e tyre. Gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit u vra më 29 nëntor, pasi Naimi pagoi 30 mijë euro për ta vrarë.

Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të saj nga fshati

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje makabre, por deri tani janë 3 të arrestuar për vrasjen e 30-vjeçares. Si fillim, Murseli tha se në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë një mjet tip BMW i preu rrugën dhe i grabiti 3 mijë euro që kishte me vete.  Ai tha se mundi të shpëtonte fëmijët, por jo gruan, ndërsa mbrëmjen e kësaj të premte ka pranuar fajësinë, duke deklaruar se kishte paguar 15 mijë euro dhe do t’i jepte 15 të tjera.

Naim Murseli mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të 30-vjeçares, bashkëshortes së tij, ndërkohë që ishte vetë ai që kishte urdhëruar që ta vrisnin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF