Bashkëshorti i Liridona Murselin, Naim Murseli, ka pranuar para organeve të drejtësisë se ka paguar për ta vrarë gruan e tij.
Gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit u vra më 29 nëntor, pasi Naimi pagoi 30 mijë euro. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje makabre, por deri tani janë 3 të arrestuar për vrasjen e 30-vjeçares.
Si fillim, Murseli tha se në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë një mjet tip BMW i preu rrugën dhe i grabiti 3 mijë euro që kishte me vete. Ai tha se mundi të shpëtonte fëmijët, por jo gruan, ndërsa mbrëmjen e kësaj të premte ka pranuar fajësinë, duke deklaruar se kishte paguar 15 mijë euro dhe do t’i jepte 15 të tjera.
Naim Murseli mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të 30-vjeçares, bashkëshortes së tij, ndërkohë që ishte vetë ai që kishte urdhëruar që ta vrisnin.



















