KreuCelebrity

“Ai nuk ishte vetëm i yni…”, Julian Deda e nis ndryshe emisionin pas vdekjes së të atit!

“Ai nuk ishte vetëm i yni…”, Julian Deda e nis ndryshe

Zef Deda, një nga aktorët më të njohur e më të dashur të humorit shqiptar, ndërroi jetë në 24 nëntor pas një sëmundjeje të rëndë. Një humbje për artin, për publikun shqiptar që e vlerësoi shumë, por mbi të gjitha për njerëzit e tij të afërt, të cilët janë ata që e përjetojnë më shumë largimin e tij nga jeta.

“Ai nuk ishte vetëm i yni…”, Julian Deda e nis ndryshe

I biri, Julian Deda, i cili në profesiokn ndoqi hapat e të atit, ka postuar një video në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku është rikthyer me emisionin e tij “99% nga Jul Deda”. Disa ditë pas shuarjes së aktorit të madh, Juli postoi një foto me mamanë dhe vëllain e tij ku shkruan se porosia e fundit nga babai i tij ishte që të ishin të qeshur gjithmonë.

“Ai nuk ishte vetëm i yni…”, Julian Deda e nis ndryshe

Edhe hapja e emisionit të tij ishte ndryshe këtë herë. Ai ia kushtoi të atit duke thënë: Fati e deshi që këte emision ta nis krejt ndryshe sot, jeta kështu qenka, plot të papritura. Ai përfundimisht nuk ishte vetëm i joni, por i të gjithëve. Faleminderit Zef Deda, është nder i madh të jesh biri yt. Kam dëshirë që sot të zbatoj porosinë e tij të fundit “Ju du t’qeshun”.

https://www.instagram.com/reel/C0WbtjINi3f/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF