KreuCelebrity

“Nuk m’u lejua”, Samanta zbulon arsyen e vërtetë pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”

“Nuk m’u lejua”, Samanta zbulon arsyen e vërtetë pse
Festivali i 62-të Këngës është afër. Teksa po presim të marrim vesh kush do të na përfaqësojë në “Eurovision”, disa prej artistëve janë tërhequr nga gara. I fundit ishte Sardi Strugaj. 


Kejsi Tola dhe Samanta Karavella gjithashtu janë dy emra që u tërhoqën nga gara.
E ftuar në “Më lër të flas”, ajo ka treguar dhe arsyen e vërtetë pse ka vendosur të tërhiqet nga gara.

"Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit. E vërteta është që kënga që unë kisha zgjedhur, një këngë shumë ritmike, nuk m’u lejua performanca. Një këngë ritmike unë nuk mund ta këndoja pa performancë. Këto ishin rregullat këtë vit. Sa për Elsa Lilën janë spekulime unë nuk di asgjë."

Ndërsa Kejsi nëpërmjet një telefonate në emision u shpreh se ajo është tërhequr për arsye personale pa sqaruar asgjë më tepër.

Kujtojmë se para disa ditësh Samanta publikoi këngën e saj më të re “U pa” e cila është bërë virale edhe në rrjetin social në “TikTok”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF