KreuCelebrity

Mira Murati, në mes 25 grave më me ndikim në botë!

Mira Murati, në mes 25 grave më me ndikim në botë!

Revista prestigjioze “Financial Times” ka publikuar listën e grave më me ndikim për vitin 2023. Në mesin e emrave si Margot Robbie, me suksesin e saj të “Barbie”, Beyonce, e cila vazhdon të jetë një ikonë e paarritshme, futbollistja Jenni Hermoso, e cila u ekspozua pasi mori një puthje të padëshiruar nga Luis Rubiales, Fran Drescher, Karin Keller-Sutter, ishte edhe shqiptarja Mira Murati, shefe e #OpenAi.

Në shoqërinë e tyre janë shumë emra të tjerë të shkëlqyer, të cilët kanë role themelore në politikë, sport, në botën e aktivizmit dhe në marka të mëdha të llojeve të ndryshme, si Karin KellerSutter, Ursula Von Der Leyen dhe Marie Claire Daveau.

Mira Murati, në mes 25 grave më me ndikim në botë!

Fjalët me të cilat është shoqëruar Mira Murati në listë, janë “Një gjë e rrallë e jashtëzakonshme-një grua që drejton një kompani teknologjike-historia dhe lidershipi i Mirës janë po aq frymëzues sa edhe teknologjia që ajo mbikëqyr që përcakton të ardhmen”-nga Marissa Mayer.

Mira Murati, tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Mira Murati, në mes 25 grave më me ndikim në botë!

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF