KreuCelebrity

Parashikimi i yjeve për këtë javë!

Parashikimi i yjeve për këtë javë!

Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka bërë parashikimin e yjeve për këtë javë. Sipas saj, shenjat duhet të evitojnë pakujdesitë dhe ekzagjerimin e situatave në fundjavë.

“Më në fund gjërat po vendosen në vijë. Kemi përpara një javë shumë të mbarë. Në përgjithësi jemi në një klimë, ku përfitimi dhe interesi do të jetë qëllimi dhe synimi në marrëdhëniet dhe këmbimet tona, të periudhës që vijon. Gjithë java, por sidomos duke filluar që nesër dhe deri në fund të saj, do të kemi mundësi për përfitime financiare, me disa probleme të vogla në disa raste.

Të evitojmë pakujdesinë në fund të javës. Do të ketë një hiporbelizëm, një tendencë për të përjetuar gjithë momentet, për të shijuar dhe kjo mund të na bëjë të jemi të pakujdesshëm, në qoftë se kemi çështje që kanë të bëjnë me punën dhe kërkojnë një kujdes dhe një seriozitet më të madh. Gjithsesi, përveç përfitimeve ekonomike, do të kemi lajme shumë të mira. Do të kemi zgjidhje që do të na preokupojnë. Madje do të thosha që gjatë gjithë kësaj jave, të zgjidhni të gjitha problemet që mund të keni lënë varur dhe nëse këto probleme kanë të bëjnë me shkresa, kanë të bëjnë me letra, të përpiqeni të bëni kontaktet e duhura, biseda, të takoni njerëz që mund t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që keni.

Parashikimi i yjeve për këtë javë!

Pra, të gjeni dhe mbështetjen që ju duhet. Kryesisht është një javë shumë e mirë dhe për marrëdhëniet tona emocionale, personale. Veproni gjatë gjithë kësaj jave, për arsye se nga java tjetër situata do ndryshojë pak. Nga ana emocionale, klima do jetë i çik më pasiononte. Afërdita kalon në shenjën e Akrepit që sot dhe ajo tendenca e marrëdhënieve tona, e ndjenjave tona do të jetë i çik më pasiononte dhe do i duam gjërat për vete. Do ndiejmë se kjo na përket, kjo na takon. Do ta kemi pak të zhvilluar atë ndjenjën e xhelozisë, prandaj këtu kërkohet pak kujdes. Gjithsesi, përfitoni, nxitoni, veproni deri në fund të javës. Në fund të javës mos e teproni, jo ekzagjerime. Dëshira për të shijuar mund të na udhëheq në teprime”,  përfundon astrologia.

Tags:

horoskopi

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF