Liridona Ademaj, e cila u vra pak ditë më parë, do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në Facebook.
“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.
Liridona Ademaj, u varros para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës, por pas dyshimeve se bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është organizator i vrasjes, familja ka marrë vendimin që trupi I saj të prehet në vendlindjen e saj.
Ademi u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndërkohë që htimet vazhdojnë.