KreuCelebrity

VIDEO/ Endrit Mërtiri: Kopertina e dhjetorit më specialja nga gjithë ç'kam bërë!

VIDEO/ Endrit Mërtiri: Kopertina e dhjetorit më specialja nga

Endrit Mërtiri

Në set me Golden Girls

Nuk dimë kush qe më i emocionuar për këtë ‘cover’, ne si staf i “Bordo”, apo Endrit Mërtiri, i cili, pasi diskutuam gjerë e gjatë, me gjithë vetëdijen se kësaj here puna nuk do të ishte fort e lehtë, tha i ngazëllyer, “le t’i fotografojmë këto Golden Girls”. Me Endritin kemi bashkëpunuar shumë herë, e për hir të së vërtetës, me një fotograf si ai, aq më tepër në një revistë mode, përshtatja është më shumë se ideale. Si perfeksionist, në set Endriti nuk toleron as gabimin më të vogël nga stafi, por nëse do t’i duhet të kundërshtojë personazhin që po fotografohet, do ta bëjë gjithmonë me shumë klas dhe elegancë.

Teksa realizon këtë set ‘reunion’, artisti i njohur tregon se e ka humbur numërimin e kopertinave që ka realizuar gjatë gjithë karrierës së tij, ama pranon se me rikthimin e 9 supermodeleve shqiptare, sapo realizoi ‘cover-in’ më të veçantë dhe më special të Endrit Mërtirit. Udhëtimet fotografike mes Endritit dhe revistës “Bordo” me siguri do të jenë të gjata, ndërsa destinacioni i çdo pune me të është gjithmonë një ‘Cover’ që zor se dallon nga ato ndërkombëtare.

VIDEO/ Endrit Mërtiri: Kopertina e dhjetorit më specialja nga

Endrit, si shkoi seti? Si është të fotografosh 9 modele njëherësh?

Seti shkoi shkëlqyeshëm. Ishte një eksperiencë e paharrueshme. U përpoqëm të merrnim modelet e viteve 2000, vajzat që kanë patur karrierë më të gjatë modelingu në Shqipëri. Mblodhëm le të themi ‘Golden Girls’ të viteve 2000-2010. Ishte pak e vështirë t’i bënim të gjitha bashkë, por le të themi që një 95% i mirë i atyre modeleve, arritëm t’i bënim pjesë të kësaj kopertine. Për disa prej vajzave ishte eksperiencë e parë. Me disa të tjera kemi punuar shumë herë, me disa të tjera pak më pak. Por kemi patur edhe vajza që unë jam përballur për herë të parë me ato në set. Veshjet që rikthyem në këtë set ishin veshjet ‘vintage’ nga Enada At’Nikolla. Pra u bë një përzgjedhje shumë e detajuar për t’u përshtatur me modelet. Ishin të gjitha veshjet që janë fotografuar nëpër kopertina, kanë dalë në sfilata.

Ishte një ide shumë interesante sa i përket veshjeve. Ndërsa për grimin dhe për flokët u përkushtuan mjeshtërit Henri dhe Sezeri. Vajzat që u zgjodhën të ishin pjesë e kësaj kopertine, ishin modelet e viteve të arta të modelingut në Shqipëri. Pra ndoshta jo modelet e para shqiptare, por modelet që kanë patur karrierën më të gjatë në modeling. Janë dhe 2-3 vajza të tjera ndoshta që mungojnë në set, por disa prej tyre për arsye që jetojnë jashtë nuk mundën të ishin pjesë e këtij seti. Por kemi zgjedhur mendoj  ‘cream de la cream’ të modeleve më të famshme shqiptare. Kemi bërë kopertina të ndryshme, por nuk më mbahet mend numri, por le të themi që kjo është më speciale dhe më e veçanta pas rikthimit të të gjitha modeleve, supermodeleve shqiptare do thosha, ishte diçka që më ngacmoi pak dhe mendoj që kjo është diçka e veçantë dhe më specialja nga ato që kemi bërë deri tani. 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF