“Sot jemi mjaft të pikëlluar që na duhet t’ju njoftojmë se një person i mrekullueshëm si Liridona, është larguar shumë shpejt nga kjo botë. Një grua që gjithmonë i vlerësonte klientët dhe donte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo gjithmonë jepte 100% në vendin e punës. Dinte vetëm të gëzonte me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj, si kolegët ashtu edhe klientët": Kafeneja ku kishte punuar Liridona ne Suedi i ka bere homazhe 30 vjecares se vrare ne Kosove.
"Puna e vështirë nuk ishte e panjohur për të. Ajo e donte familjen e saj dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë.
Sot të jemi të hapur për publikun, ku të gjithë janë të mirëpritur të bëjnë homazhe dhe të kujtojnë Lilly-n tonë! Do të jemi të hapur nga ora 15.00. Nuk do të ketë shitje, por në vend te kesaj, do të ketë kafe falas. Mirë se vini!”, thuhet në postimin e lokalit.
Familja e Liridona Murselit njoftoi pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej ku është varrosur më 1 dhjetor, dhe të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë. Procedurat do të nisin më 4 dhjetor. Liridona u vra më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.
Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.




Parashikimi i yjeve për këtë javë!






Horoskopi ditor, e hënë 4 dhjetor 2023








Krim mbarëbotëror: vjedhja e fëmijëve!

