Prestigjiozja “Forbes” ka shpallur për të dytin vit radhazi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si gruan më të fuqishme në botë.
-
VIDEO/ Katerina Trungu zbulon gjininë e bebit ‘live’ në program!
6 Dhjetor, 10:23
Politikania gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, la pas në këtë renditje shefen e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.
Vendi i pestë i takon këngëtares amerikane Taylor Swift, e cila ka korrur sukses me turneun e saj botëror, ku ka mbledhur të paktën 850 milionë dollarë. Swift, e cila renditej në vendin e 79-të vitin e kaluar, përfundoi shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce e renditur në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna klasifikohet e 76-ta.
-
Wanda Nara shpërthen në lot kur pyetet për sëmundjen e rëndë!
6 Dhjetor, 10:02
Gratë e paraqitura në renditjen e 2023 përfaqësojnë gjashtë kategori: biznes, teknologji, financa, media dhe argëtim, politikë dhe politika dhe filantropi. Për të përcaktuar renditjen brenda secilës kategori, si dhe renditjen e përgjithshme në listën e 100, Forbes mori parasysh, të ardhurat dhe ndikimi i tyre në shoqëri.



















