Marka e modës, Louis Vuitton, ka lansuar së fundmi çizme që imitojnë këmbën e një femre dhe qe disave, iu duken mjaft te cuditeshme ( pavaresisht se vijne nga nje firme kaq e njohur e modes). Qëllimi i këtij edicioni prodhimi është të krijojë një iluzion optik.
Keto cizme janë krijuar për të imituar këmbën e një gruaje në atë mënyrë që të duken si këpucë të zeza me taka dhe çorape të bardha sipër kyçit. Ato mund të blihen në versione të shkurtra dhe të gjata, por kur bëhet fjalë për materialin që imiton lëkurën e njeriut, vijnë në dy ngjyra. Çmimi aktual i këtyre çizmeve në faqen zyrtare të Louis Vuitton është 2.470 dollarë amerikanë (2.279 euro).
Influencuesja Isabelle Allain që ndiqet nga më shumë se 1.4 milion njerëz, tha se i pelqeu këto çizme, që në momentin që i pa në pasarelë. Megjithatë, ndjekësit e saj në përgjithësi nuk janë entuziastë për çizmet dhe shumica prej tyre mendojnë vec te tjerash, se janë edhe shumë të shtrenjta.
Keto çizme nga koleksioni i ri Louis Vuitton janë vetëm disa nga dizajnet e pazakonta të modës së lartë në vitet e fundit. Edhe brand-e, si Balenciaga dhe MSCHF, kanë tërhequr vëmendjen me seritë ‘gazmore’ të këpucëve me çmime shumë të larta.