KreuCelebrity

AI mund të parashikojë infarktet e zemrës që dhjetë vjet përpara!

AI mund të parashikojë infarktet e zemrës që dhjetë

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve në mbarë botën. Në nivel global rreth 17,3 milionë njerëz vdesin prej tyre çdo vit. Vlerësohet se ky numër mund të shkojë në 23,6 milionë deri në 2030. Megjithëse numri i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje, në të njëjtën kohë vdekshmëria nga infarkti, pra numri relativ i vdekjeve, është ulur ndjeshëm falë masave parandaluese dhe përmirësimit të kujdesit akut mjekësor. Dhe ky zhvillim pozitiv ka të ngjarë të rritet më tej në të ardhmen falë inteligjencës artificiale. Sepse fuqia e AI qëndron në aftësinë për të njohur rreziqet e mundshme në kohën e duhur. Nga tërësia e vlerave të testimit AI mund të filtrojë disa modele ose parregullsi, që as stafi specialist më i trajnuar nuk do të mund t'i gjente aq shpejt.

10 vjet përpara

Në të ardhmen teknologjia AI mund të shpëtojë për shembull jetën e mijëra pacientëve me dhimbje gjoksi, tek të cilët rreziku i një ataku kardiak nuk identifikohet përmes skanimit tomografik kompjuterik. Sepse ngushtimet shumë të vogla në arteriet koronare shpesh nuk shihen. Në rast inflamacioni ato mund të çahen dhe të bllokojnë arteriet duke çuar në një atak kardiak. Deri vonë ishte e mundur që këta pacientë me rrezik të lartë të identifikoheshin paraprakisht, thote DW. Këto instrumente tëIAtë zhvilluar nga studiues nga Oksfordi mund të zbulojnë anomali të tilla edhe te pacientët pa ngushtime të konsiderueshme të arterieve koronare dhe të parashikojnë rrezikun, nëse një pacient me dhimbje gjoksi do të pësojë një atak në zemër në dhjetë vitet e ardhshme. Kjo del nga një studim i financuar nga Fondacioni Britanik për Zemrën, që u prezantua në Scientific Sessions der American Heart Association në Filadelfia.

Shumë pacientë me rrezik të lartë mbeten të paidentifikuar

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar rreth 350,000 persona i nënshtrohen një skanimi CT të zemrës çdo vit. Një ekzaminim i tillë konsiderohet si një test standard për zbulimin e ngushtimeve apo bllokimeve të arterieve koronare. Ekipi, i udhëhequr nga Profesor Charalambos Antoniades Radcliffe Department of Medicine në Universitetin e Oksfordit analizoi për këtë studimi të dhënat e më shumë se 40,000 personave, që i ishin nënshtruar ekzaminimeve CT në zemër në tetë spitale britanike.

Në rreth tre të katërtat e rasteve nuk kishte shenja të qarta të ngushtimit të ndjeshëm të arterieve koronare. Pacientët u liruan dhe nuk u trajtuan më tej. Megjithatë analiza e të dhënave tregoi se nuk janë të rrezikuar vetëm pacientët me ngushtim të ndjeshëm të arterieve koronare. Të dhënat tregojnë se dy herë më shumë pacientë pa ngushtime të theksuara pësuan infarkt dhe ndërruan jetë nga pushimi i zemrës. Ata nuk u konsideruan si pacientë me rrezik të lartë, sepse nuk ishin nxjerrë në pah indiciet më të vogla. Atë që njeriu nuk arrin ta dallojë, e bën të dukshme AI. Programi iIA i zhvilluar nga studiuesit e Oksfordit ekzaminon ndryshimet e yndyrës rreth arterieve të inflamuara dhe llogarit kështu rrezikun aktual. Sepse ndryshime të tilla tregojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut të një ataku kardiak.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF