Në formatin Big Brother VIP Kosova duket se një debat i lindur mes dy banorëve përkatësisht Blero Muharremi dhe Gani Gërmija ka gjeneruar në dhunë fizikë. Ndonëse jo sipas burimeve zyrtare, thuhet se gazetari i njohur nga Kosova Gani, ka goditur me gotë këngëtarin Bleron dhe menjëherë pas këtij incidenti, transmetimi ‘live’ i reality shoë është ndërprerë në të dy kanalet.
Ndjekësit e formatit janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e dy banorëve ndërsa shumë prej tyre kanë komentuar në faqen zyrtare të BBVK duke kërkuar transparencë.
Pak orë më parë ka reguar e fejuara e Bleros e cila nëpërmjët një postimi në llogarinë e saj në instagram ka qetësuar ndjekësit duke treguar se gjendja në shtëpi është normale dhe transmetimi është shkëputur për arsye teknike.
“Hello të dashur! Asgjë nuk po ndodh. Vërtetë ka vetëm probleme me transmetimin”; ka shkruar partnerja e këngëtarit Blero.