Jennifer Lopez ishte veshur për të tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të ELLE Women në Hollywood. Aktorja shoqërohej nga i shoqi, Ben Affleck dhe dyshja nuk u përpoq aspak ta frenonte pasionin edhe para kamerave.
Megjithatë, ai që ra më shumë ne sy të ndjekësve ishte fakti që fustani i yllit hollivudian, edhe pse mjaft interesant në pamje, kishte një difekt të vogël: Ai i tregonte artistes një bark jo shumë të tonifikuar, ndryshe nga sa shihet në fotot e postuara ( dhe te kuruara) nga eventi.
https://www.instagram.com/reel/C0gqLLeM15X/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Disa komentues e vunë re këtë gjë, dhe nuk lanë pa e përmendur, edhe pse sërish pohojnë se në tërësi, JLo duket mjaft mirë.
Fustani i saj, krijim i Grace Ling, u cilësua si “mjaft i rrezikshëm”, por edhe goxha i suksesshëm njëkohësisht pasi u përfol shumë, teksa ofronte një perspektivë futuriste me pjesën e sipërme të ndarë që i ngjasonte një armature plot shkëlqim, dhe fundin e zi që ekspozonte pjesërisht barkun.



















