Sapo hyri në shtëpinë e famshme, konkurentja e “Big Brother VIP Kosova”, tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe u kthye shpejt në kryefjalën e mediave rozë dhe rrjeteve sociale, si për temperamentin e saj, ashtu edhe pamjen fizike.
Kader Kicaj, fillimisht u pa si “konkurrente” e Albës për djemtë e shtëpisë. Më vonë, sqaroi se s’kishte hyrë për të “rrëmbyer” asnjë djalë e teksa temat e nxehta mes konkurrentëve vazhdojnë në shtëpi, edhe jashtë saj po flitet për Kaderin.
Por pikërisht pamja joshëse, një nga armët e forta të saj, nuk paska qenë tamam pikërisht e tillë. Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë disa foto të vjetra të saj, të cilat tregojnë se edhe pse simpatike, Kaderi ishte më ndryshe nga sa e shohim sot.
Padyshim, ndërhyrjet estetike kanë ndikuar tek pamja e saj, duke e ndihmuar në përmirësim.



















