Selena Gomez gjeti kohë për t'iu përgjigjur disa prej komenteve jo të mira të cilët thonë se marrëdhënia e saj me producentin Benny Blanco është një ‘hakmarrje’ ndaj një ish-dashurit të saj Justin Bieber.
“Fakte", shkroi 21-vjeçarja, teksa ndau edhe disa foto në InstaStoryn e saj ku shihet me të dashurin e saj.
Justin Bieber, këngëtari i "Love Yourself" dhe ish i dashuri i Gomez, tani është i martuar me Hailey Bieber dhe mendohet se ai është mik me Blanco. Fansat nuk janë aq të sigurt se ku qëndron miqësia e tyre tani që Blanco është në lidhje me Gomez, por ata po i krahasojnë dy burrat, gjë që këngëtarja nuk e priti mirë.
Gomez iu përgjigj kritikëve në postimin e “Pop Factions” duke e quajtur Blanco "më të mirë se këdo që ka patur ndonjëherë". Ajo gjithashtu komentoi "Nuk do të jem më me një djalë f---", por nuk përmendi asnjë emër. Gomez, e cila ka qenë veçanërisht e lidhur me Bieber, The Ëeeknd, Taylor Lautner dhe Nick Jonas, shtoi se askush nuk do t'i tregojë asaj se si të jetojë.
“Nuk do të lejoj kurrë që fjalët e dikujt të udhëheqin jetën time”, ka shkruar Gomez. "Nëse nuk mund të më pranoni në kohën time më të lumtur, atëherë mos jini fare në jetën time”.
Blanco, 35 vjeç, ka punuar me Gomez në të kaluarën. Katër vjet më parë, ai prodhoi këngën e saj “Reggaeton”, ku përfshihej J Balvin. Ata tani janë në lidhje për gjashtë muaj.
Është e paqartë se kur ata filluan të takoheshin për herë të parë, por Gomez me siguri do të ofrojë më shumë informacion në historitë e saj në Instagram gjatë javëve të ardhshme.