E teksa edicioni i tretë i “Big Brother VIP” Albania po afron, në media prej javësh po qarkullojnë lajme se moderatorja e këtij ‘reality show’ nuk do të jetë Arbana Osmani.
Së fundmi producentja e “Big Brother VIP” Albania Sara Hoxha ka publikuar një foto në rrjetin e saj social Instagram nga studiot e “Grande Fratello” në Itali. Vitin e kaluar ishte Arbana Osmani dhe, partneri i saj dhe njëkohësisht regjisor i BBV, Eduart Grishaj, që vizituan studiot e ‘reality show’ në shtetin fqinj.
Ky postim shton edhe më shumë dyshimet se ndoshta Arbana këtë vit nuk do të jetë moderatorja e këtij programi. Burime ekskluzive për “VIP Magazine” konfirmuan pak ditë më parë se “Big Brother VIP” Albania 3 do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel nga e shtuna e datës 13 janar.
-
Një tjetër aktore e akuzon për sulm seksual, Gérard Depardieu!
8 Dhjetor, 10:43
Dhe po të njëjtat burime bënë me dije se ‘reality show’ do të vijë me një koncept tërësisht ndryshe që nga drejtimi që këtë vit i besohet Ledion Liços e deri te ambientet e rinovuara të shtëpisë.