Diola Dosti u kthye ne njërin nga personazhet më të komentuar në BBV, dhe e tërhoqi mjaft vëmendjen e publikut. Nutricionistja i ka pushtuar disa herë titujt e shtypit rozë për shkak të këshillave të saj, e është përballur jo pak edhe me kritika.
Një ndër postimet e saj të bëra së fundmi nuk ka lidhje me kujdesin ndaj shëndetit, por është një këshillë për meshkujt. Diola ka postuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku duket mjaft e kuruar. Ish-konkurrentja e BBV iu ka kërkuar burrave që të ndalojnë së kërkuari gruan perfekte, duke iu referuar kështu vetes.
“Ju lutem, mjaft i kërkuat Babagjyshit gruan perfekte sepse tre herë u përpoq të më rrëmbente sot. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan bashkangjitur postimit ajo.
https://www.instagram.com/p/C0hmmvjtx6D/?utm_source=ig_web_copy_link