KreuCelebrity

U dënua me burg, Rudina Dembacaj reagon për herë të pare!

U dënua me burg, Rudina Dembacaj reagon për herë të pare!

Disa muaj më parë u mësua se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti ishin përballur me njëri-tjetrin në gjyq. Aktorja që shoqërohej nga bashkëshorti aktual, Mark Frroku ishte shfaqur mjaft e tensionuar në atë rast.

U dënua me burg, Rudina Dembacaj reagon për herë të pare!

Së fundi, ajo ka reaguar për herë të parë pasi u dënua nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, por që u konvertuan në 80 orë shërbim prove. Dënimi i aktores së humorit u bë për shkak se kishte falsifikuar firmën e ish të shoqit me qëllimin që të nxirrte vajzën e tyre, Viktorian, jashtë kufijve. Rudina reagoi përmes një postimi sqarues në llogarinë e saj të Instagram.

U dënua me burg, Rudina Dembacaj reagon për herë të pare!

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht. Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.

“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim” – ka shkruar aktorja krahas disa fotove.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF