KreuCelebrity

Pak para operacionit të kancerit; Shannen Doherty zbulon tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj!

Pak para operacionit të kancerit; Shannen Doherty zbulon tradhtinë e

Aktorja e njohur Shannen Doherty ka folur në podcast-in e saj me titull “Let’s Be Clear” dhe ka treguar dy nga momentet më të vështira të jetës së saj. Shannen, e cila po lufton kancerin, tha se pak para se të hynte në operacionin për heqjen e një tumori, zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar.

Kurt Isvarienko, me të cilin ishte e martuar për 11 vitet e fundit, kishte patur një lidhje paralele gjatë martesës së tyre. “Shkova në këtë operacion herët në mëngjes dhe hyra pasi mësova se në thelb martesa ime kishte mbaruar, pasi burri im kishte një lidhje për dy vjet.

Unë nuk shkova me atë operacion pavarësisht se më bëri të qartë se donte të ishte atje. Mirëpo një operacion të tillë nuk mund ta bëja sa ishte edhe ai aty. U ndjeva shumë e tradhtuar. Në fund të ditës, u ndjeva bosh nga dikush me të cilin isha për 14 vjet, dikush që e doja me gjithë zemër. Më duhej të kaloja gjithë këtë, duhej të kuptoja nëse do të divorcoheshim apo do të përpiqeshim të arrinim tek e vërteta jonë”, u shpreh ajo.

Pak para operacionit të kancerit; Shannen Doherty zbulon tradhtinë e

Aktorja u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në mars të vitit 2015, ndërkohë që bëri kërkesë për divorc disa muaj më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF