Donald Veshaj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Galeri” në “E diell”, dhe ndër të tjera ka zbuluar se dasma e përfolur mes tij dhe Bora Zemanit nuk është më planet e tyre konkrete pasi angazhimet profesionale kanë qenë shumë impenjative.
Aktori tha se ka qejf ta përjetoj si moment, dhe nëse do të realizohet dëshira e tij, dasma është të jetë diçka shumë intime.
-
Horoskopi ditor, e hënë 11 dhjetor 2023
11 Dhjetor, 09:07
“Martesa është një moment kur nis një etapë tjetër në jetën tënde, që është familja. Dasma është një moment që pse jo, e kam qejf ta përjetoj. Në plane konkrete akoma jo. Afatgjatë po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë. Filmi, angazhimet kanë qenë impenjative.
E mendoj si diçka që edhe nëse do të bëjmë dasmë, do të jetë shumë intime. Dasma është një moment që duhet të gëzosh për dashurinë dhe të jetë sa më e natyrshme dhe e sinqertë”, u shpreh Donaldi.
Kujtojmë që pak javë më parë në media qarkulloi lajmi se dasma mes Donaldit dhe Borës do të ishte verën që vjen, por mesa duket ende nuk paska plane konkrete..