KreuCelebrity

“Destinacion mahnitës…”/ Aktorja kanadeze në Shqipëri: Udhëtimi më i bukur i jetës sime!

“Destinacion mahnitës…”/ Aktorja kanadeze në
Ludivine Reding, aktorja e famshme në Kanada, ka luajtur në shumë filma vitet e fundit, ndër ta përmendim “Fugueuse”, “La théorie du K.O” dhe “La Derape”. Po ashtu është dhe vlogere e njohur që udhëton dhe tregon botën.

Shqipëria ka qenë një nga destinacionet që e mahniti aktoren e re. Ajo udhëtoi në vendin tonë në verën e 2022-shit dhe sapo shkoi në Kanada dha një intervistë në të cilën e cilëson vizitën në Shqipëri si një ndër udhëtimet më të bukura të jetës.

“Në Shqipëri kam bërë një nga udhëtimet më të bukura të jetës sime. Isha verën e vitit të shkuar. Shqipëria deri në vitin 1990 ishte një vend i izoluar nga bota. Sepse është një vend që është sulmuar jo pak në historinë e tij. Gjatë viteve të diktaturës ata kishin frikë se historia do të përsëritej, ndaj vendi u mbyll për 45 vite.

Ngjan e çuditshme ndërsa ecën nëpër mal dhe papritur ju shfaqet një bunker. Kështu quhen në shqip strehët për t’u mbrojtur në rast lufte dhe i gjen kudo. Ka mijëra të tillë në vend. Janë unike, por askush nuk shkon t’i vizitojë.
Plazhet në Shqipëri, informon dritare.net, më kanë mahnitur. Janë të mrekullueshme. Në Shqipëri është shumë lirë. Nuk zgjodha të qëndroj në hotele, por shtëpi pritëse. I adhuroj ato shtëpi. Aty duhet të zgjohesh herët, por punë e madhe, mua më pëlqente shumë.
Shtëpitë pritëse i gjen shumë thjeshtë, mjafton një kërkim në internet. Unë i kontrolloj ato online dhe vendos në bazë të vlerësimeve.

Ato nuk janë luksoze por mua më pëlqejnë. Një të tillë e gjeta në Përmet. Kur rezervova flas me pronarin. Është shumë interesant komunikimi me të. I shkrova kur iu afrova destinacionit dhe ai më tha se do vinte ai të më merrte, pasi rruga nuk ishte e asfaltuar. Ai vjen të më marrë me një Jeep shumë të vjetër me rrota gjigante.
Shkoj në një fshat shumë të vogël. Pronari e kishte blerë shtëpinë dhe e kishte rinovuar gjithçka vetë. Bashkëshortja e tij gatuante në këtë shtëpi. Ushqimi në Shqipëri ishte i jashtëzakonshëm.

Atje është edhe Kisha e Labovës së Kryqi. Uroj ta vizitoni sepse është po aq e bukur sa Kapela Sistina.

Është kaq e bukur, gjithçka është e pikturuar brenda, ka afreske dhe ngjan sikur askush nuk ka shkelur aty. Ka edhe shkrime mbi të sepse kur u bombardua në Luftën e Dytë Botërore, ky fshat u sulmua vërtet. Kishte njerëz që shkruanin në muret e kishës:

“1944, ne jemi nën sulm, të gjithë do të vdesin”.

Normalisht, njerëzit do të paguanin qindra dollarë për të parë këtë punë madhështore. Ishte e mrekullueshme, ishte vërtet e pabesueshme. Në mbrëmje shkova në shtrat dhe më pas mendova se këto janë arsyet pse udhëtoj, të përjetoj gjëra të tilla dhe të largohem nga përditshmëria ime.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF