Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka te këmbët. Kjo erë rekomandohet gjerësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.
Me poshtë keni trajtimin natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat.
4 Përfitimet që ofron kanella për lëkurën
Shëron Aknet
Kanella është e pasur me antioksidantë. Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën. Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Hidratimi i Lëkurës
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme. Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri. Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.
Kundër Lëkurës së Thatë
Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj. Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.
Kundër Ekzemës
Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës. Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë. Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.
Maskë Me Kanellë Kundër Rrudhave
Kanella rekomandohet gjerësisht edhe kundër rrudhave të moshës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysmë luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë. Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta.
Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir.
Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë. Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës. Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës. Ato luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë.
*Kanella mund të shkaktojë irritim te disa lloje lëkurash. Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë.

BE nis hetim zyrtar për TikTok!




Receta ideale për mëngjes; humbisni dhe peshë!


Qyteti më i vizituar në botë për vitin 2023!



Shenjat e plakjes që nisin më herët se rrudhat!

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë!

Horoskopi i muajit Shkurt për secilën shenjë!

Një rrugëtim me veten në mbi 6000 metra




Urimi i munguar i Cristianos në ditën e lindjes!


