KreuCelebrity

Dj Pm dhe Sarah Berisha fejohen? Detaji që ndezi aludimet

DJ PM ka festuar ditëlindjen e tij së fundmi, një ditë e mbushur me urime të shumta nga miqtë, kolegët e estradës dhe familjarët. Në mesin e postimeve të shpërndara në Instagram, një detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në një fotografi ku ai shfaqet pranë personave të tij të afërt, vihet re një unazë në gishtin e unazës së dorës së majtë, vendi që tradicionalisht lidhet me unazat e fejesës ose martesës. Ky detaj ka mjaftuar që në rrjet të nisin menjëherë spekulimet për një fejesë të mundshme.

Dj Pm dhe Sarah Berisha fejohen? Detaji që ndezi aludimet

Këto dyshime janë forcuar e dhe më shumë në kontekstin e marrëdhënies së tij me Sarah Berishën, e cila prej kohësh është mbajtur relativisht private dhe me më pak postime të përbashkëta kohët e fundit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë DJ PM apo persona pranë tij nëse bëhet fjalë për një hap të ri në marrëdhënie apo thjesht për një aksesor estetik. Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh dhe interpretimesh nga ndjekësit në rrjete sociale.