Miliarderi François-Henri Pinault i habiti të gjithë kur u shfaq i pashoqëruar në dasmën e Jeff Bezos me Lauren Sanchez. Eventi, i etiketuar nga mediat e huaja si "dasma e shekullit", u zhvillua në Venecia dhe zgjati tre ditë, si në përralla.
“E munguara e madhe” në dasmën e miliarderit të Amazon ishte vetë aktorja Salma Hayek. Shtypi i huaj shkruan se Salma preferoi të kalonte kohë me vajzën e tyre, Valentina, në festivalin e famshëm të muzikës Glastonbury. Aktorja 58-vjeçare u pa duke u argëtuar në festivalin e famshëm të muzikës në Angli, e rrethuar nga personazhe të famshëm si Stella McCartney, Cara Delevingne, Chelsea Handler dhe Anya Taylor-Joy. Prapa kuintave, ajo bëri edhe foto me Alanis Morissette, Minke dhe Malcolm McRae, sipas Page Six.
Chelsea Handler postoi një foto të Salma Hayek dhe vajzës së saj, Valentina, në Insta Stories me mbishkrimin: "Mami dhe bebi".
Ndërkohë, bashkëshorti i Salmës, i cili është drejtor ekzekutiv i perandorisë luksoze Kering, festoi me personazhe VIP si Kim Kardashian, Oprah Ëinfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio. Salma Hayek dhe François-Henri Pinault janë bashkë që nga viti 2006 dhe u martuan në vitin 2009, pikërisht në Ditën e Shën Valentinit. Në vitin 2018, miliarderi francez i bëri asaj një surprizë romantike dhe të dy rinovuan betimet e tyre në Bora Bora.
Salma Hayek nuk ishte ylli i vetëm që “e humbi” dasmën e shekullit. Eva Longoria gjithashtu nuk mundi të shkonte në Venecia, pasi aktorja ishte e zënë duke xhiruar dokumentarin "Në kërkim të Spanjës".



















