KreuCelebrity

"Ndihesha e lënë pas dore" Perrie Edwards zbulon të vërtetën e dhimbshme pas ndarjes nga Zayn Malik”

"Ndihesha e lënë pas dore" Perrie Edwards zbulon të

Këngëtarja britanike Perrie Edwards ka rrëfyer në një intervistë të fundit për podcast-in Good Company përvojën e saj emocionale pas ndarjes nga ish-partneri Zayn Malik, duke e përshkruar atë periudhë si “ferri vet” dhe të mbushur me kriza emocionale.

Edwards, e cila u bë e njohur si pjesë e grupit Little Mix, tregoi se pas përfundimit të fejesës në vitin 2015, ajo përjetoi vështirësi të mëdha psikologjike, duke përfshirë pagjumësi, mungesë oreksi dhe ndjenja të forta pasigurie. Ajo tha se shpesh ndjehej e “lënë pas dore” dhe sikur publiku po e gjykonte për ndarjen.

“Kur kalon një thyerje zemre është ferri vetë. Nuk mund të hash, nuk mund të flesh,” u shpreh ajo, duke shtuar se në atë periudhë kishte përjetuar edhe depresion dhe kriza gjatë performancave me grupin.

Ajo përmendi gjithashtu presionin publik që e rëndonte edhe më shumë situatën personale, duke thënë se ndihej e turpëruar dhe e ekspozuar ndaj kritikave.

Në intervistë, këngëtarja aludoi për një “mbivendosje” mes lidhjeve, duke sugjeruar se ndarja nuk ishte e thjeshtë dhe kishte elemente që e bënë edhe më të vështirë emocionalisht për të.

Edwards theksoi se përvoja e saj e ndihmoi të kuptojë dallimin mes një marrëdhënieje jo të shëndetshme dhe dashurisë së qëndrueshme, si ajo që ka sot me partnerin e saj, ish-futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, me të cilin ka dy fëmijë.

Ajo shtoi se marrëdhënia e saj aktuale nuk e bën të ndihet e pasigurt apo nën presion, në kontrast me atë që përjetoi në të kaluarën.

Nga ana tjetër, Zayn Malik ka pasur më vonë një lidhje të njohur me supermodelen Gigi Hadid, me të cilën ka edhe një vajzë, para se të ndaheshin në vitin 2021.

Historia e rrëfyer nga Edwards ka rikthyer vëmendjen mbi një nga ndarjet më të komentuara të showbiz-it britanik të viteve të fundit.