KreuStil Jetese

Makeup gold dhe buzëkuq vezullues për festa

Së pari përqëndrohuni tek drita për të nxjerrë anët më të forta të fytyrës, pra tiparet, pasi kështu do të korrigjoni ndonjë difekt të vogël falë grimit. Le të fillojmë me elementet e tjerë: së pari buzët të theksohen fort me të kuqen, ndërsa për sytë zgjidhni shikim metalik falë nuance të arit dhe argjentit, një zbulim i fundit ky i pasarelave. Chanel në homazh të nuancës së saj ikonike sugjeron Rouge Noir, një përzierje perfekte e të kuqes me të zezën, duke kthyer në protagonist të padiskutueshëm të festive ‘smoky eye’ dhe buzët ‘manekyr’. Giorgio Armani duke kujtuar lavdinë e divave të Hollywood-it sugjeron një vështrim ngjyrë argjendi dhe buzë të kuqe qershi. L’Oreal nuk mund të harrojë se goja e plotë dhe sytë ultra grafikë janë një model ideal për festa.

Kur flasim për buzët, nuk mund të dalë jashtë vëmendjes buzëkuqi i errët – kumbull i Dolce and Gabban dhe Ermano Scervoni, kombinuar me kadife ose mat, për një pamje elegante e luksoze, ndërsa sytë patjetër duhet të jenë neon.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF