Tendenca universale; ka stile të cilat kanë arritur menjëherë sukses, pavarësisht tendencave. Ky është një fenomen jo shumë i shpeshtë, por me siguri që stili uniseks i përket kësaj kategorie dhe nuk duhet shumë për të kuptuar arsyen.
Së pari një stil i tillë tejkalon moshën dhe tipologjinë fizike: një këmishë dhe një palë pantallona të gjera i rrinë mirë kujtdo, pavarësisht moshës dhe stilit të jetës. Disa veshje kanë aftësinë t’i japin menjëherë një pamje joshëse pa moshë atij që i vesh, duke qëndruar përjetësisht një nga mënyrat më të thjeshta dhe praktike të të veshurit në qarkullim.
Pranvera e 2016 është hapur pikërisht më këtë prirje të modës, androgjene; mes kostumeve të punës, pantallonave dhe t-shirt oversize mund të vishesh në mënyrë mashkullore pa humbur asnjë gramë feminiliteti.



Viktor & Rolf pranverë-verë 2016: Wearalble Art!




“Grandville”, bizhutë e jashtëzakonshme të Dior!




Rihanna, një ikonë e modës!


Dhurata Dora, mahnitëse në setin e ri fotografik






