Mos na thoni që nuk ju paralajmëruam! Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë një çift “hot”.
Nuk duket edhe aq surprizuese fakti që ato i kanë dhënë lidhjes së tyre statusin zyrtar. Shayk ka postuar nga vaska këtë selfie “hot” në rrjetet sociale. Kjo është e para foto që ato postojnë në mediat sociale.
Ndonëse fotoja nuk ka në fokus fytyrat e tyre, dallohet qartë nofulla dhe kraharori i Cooper dhe pjesa e bustit të Irinës. Gjithsesi vetë fotoja flet shumë!
Modelja me origjinë ruse dhe Cooper kanë nisur të shoqërohen bashkë që në prill të vitit të kaluar, raporton People. Megjithatë, ata e kanë mbajtur romancën e tyre jashtë qendrës së vëmendjes.
Copper fluturoi për në Paris në muajin shkurt gjatë javës së botës dhe së bashku u fotografuan duke ecur në tapetin e kuq, në një event të L’Oreal Red Obsession.
Burimi: InStyle Mag/ Sidorela Lepri