KreuKuzhine

Sangria

Me ardhjen e Verës vjen edhe dëshira për pijet e ftohta. Sot do të përgatisim një pije e cila me ngjyrat dhe shijen e saj do na sjellë harmonin latine: quhet Sangria dhe është pija tradicionale spanjolle.
Përbërësit:
– 500 ml verë të kuqe
– 1 lugë mjaltë
– 1 lime
– 1 limon
– 1 portokalle
– 1 shkop kanellë
– 2-3 karafila
– 1 mollë
Përgatitja:
Në një tas të madh qelqi hidhni verën e kuqe bashkë me mjaltin. Pasi mjalti është tretur, shtojmë të gjitha frutat e prera në copa të vogla si dhe karafilin me kanellën. Ashtu siç janë në tasin e qelqit i vendosim në frigorifer për 2-3 orë, më pas kur ta shërbeni në gotë shoqërojeni me copa frutash.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF