KreuCelebrity

Nga Marilyn Monroe tek Beyonce: Seksi nuk është sinonim i hollësisë!

Duke i qëndruar larg fotove të modifikuara në një nga shumë revistat që promovojnë kultin e hollësisë në të gjitha aspektet, kuptohet se termi “seksi” nuk rimon gjithnjë me “hollësinë”! Në fakt ky nuk është sekret për asnjë, asgjë nuk është më femërore se sa një trup me forma të mbushura.

Shembull? Marilyn Monroe, ikonë e bukurisë legjendare, i shfaqte pa asnjë modifikim linjat e këdnëshme të trupit të saj, që lëviznin mes masave 40 dhe 44. Madje edhe sot ajo mbetet një referencë e pazëvendësueshme në çështjet e bukurisë.

Në vitin 1994, e gjithë bota magjepset nga  format e rrumbullakta të Aishwarya Rai, kur bukuroshja indiane fiton një konkurs bukurie dhe jo një konkurs çfarëdo por atë të Mis Bota! Falë formave të saj, Aishawarya Rai, në atë kohë 21 vjeç, është zgjedhur sërish femra më e bukur në botë.

Sot shumë yje si këngëtaret  Beyonce et Rihanna, apo si aktoret Sara Ramirez, Christina Hendricks apo Kate Upton, tregojnë nëpërmjet eksperiencës së tyre, se nuk ka asgjë më të dëshiruar se sa një femër që ndihet mirë në trupin e saj, duke treguar format e tyre cilatdo qofshin ato.

Në fund të fundit duhet ta pranojmë. Jeta është më e bukur kur largohen të gjitha presionet dhe duhemi për ata që jemi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF