Ditën e djeshme është zhvilluar ndjeshja Tirana-Partizani, e cila ka përfunduar me rezultatin 2 me 2. Por përtej të gjitha tensioneve që shoqëruan ndeshjen, në stadium nuk kanë munguar as njerëz të njohur të ekranit. E një prej tyre ishte edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.
Ajo shoqërohej nga gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila ka postuar edhe foton në Instagram. Dasara shkruan në foto: Nxorra Çilin me gjithë burrin sot, dhe i sollëm fat Partizanit”. T’i ketë sjellur vërtet fat ditën e djeshme Partizanit dhe “portierit të saj të preferuar”, Çiljeta?
Këngëtarja është parë edhe herë të tjera në stadium, sidomos pasi është përfolur në media për një lidhje të mundshme me portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Vetë Çiljeta ka postuar vazhdimisht foto në rrjetet sociale, duke i uruar fat skuadrës dhe portierit të saj të saj të preferuar, sikurse e quan ajo.
Ashtu sikurse Albani dhe këngëtarja i kanë mohuar zërat për një lidhje mes tyre, por asnjeherë nuk i dihet!





Ja përse Rihanna mungoi në Met Gala


Yjet e veshur më keq në Met Gala 2016











Cila aktore do të mishërojë Lara Croft?

