KreuCelebrity

Inspirim nga yjet për veshjet verore të përditshme

Ndryshe nga çmendojmë, yjet nuk vishen natë e ditë duke u këshilluar në stilistë, këtë praktikë e ndjekin vetëm në mbrëmjet gala, në tapetin e kuq dhe okazione të tjera. Kështu që është krejtësisht e arsyeshme që të inspirohesh nga veshjet e tyre të përditshme, sepse besojeni apo jo, yjet vishen si ne, ose afërsisht.

Qoftë me motive grafike apo lule, i gjatë apo i shkurtër, prej mëndafshi apo denim, fustani i shkurtër veror mbetet, për të gjitha yjet, elementi fashion i privilegjuar. Njëkohësisht praktik dhe shik, ai u mundëson të përballojnë nxehtësinë me bukuri duke nxjerrë këmbët e tyre fantastike, të tonifikuara me ndihmën e pëamohueshme të një trajnuesi sportiv.

Elementi tjetër i modës verore të yjeve mbeten, pa surprizë, aksesorët. Qoftë kjo për arsye stili apo thjesht për t’i shpëtuar radarëve të paparacëve, ato përdorin dhe abuzojnë me syze dielli XXL dhe kapele të të gjitha llojeve. Por mund të verreni se ato mbajnë gjithnjë çantën e dorës më të fundit. Ndonëse nuk kërkojnë të bien në sy.

Ndërsa sandalet e sheshta përfundojnë këtë luk veror krejt të lehtë, ndonëse disa yje më të guximshme aventurohen duke kombinuar fustanet e tyre të nxheta me çizme kamoshi ose me pjesë lëkure. Gjithçka është çështje stili.

Në galerinë e fotove do të gjeni 30 kombinime verore të yjeve nga të cilat mund të inspiroheni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF