KreuCelebrity

Rona Nishliu ndryshon pas 13 vitesh

Këngëtarja Rona Nishliu ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj. Tashmë Rona nuk i ka më flokët e rrasta, çka e identifikonin atë nga të gjithë, për më tepër kur ishim mësuar ta shihnim me atë look për 13 vite me radhë. Tani artisten nuk do ta shohim më me flokët e gjatë, stil xhamajkan dhe topuzin e madh mbi kokën e saj.
Këngëtarja ka vendosur të presë flokët shkurt dhe lajmin e ka ndarë më ndjekësit e saj në facebook.
“13 vite të bukura”, shkruan ajo në foton e postuar me modelin e ri të flokëve. Të shumtë kanë qenë ato që e kanë përgëzuar, por nuk kanë munguar edhe komentet që shfaqnin habi për këtë ndryshim.
Por ajo që ka rëndësi është se Rona sërish duket bukur me flokët e shkurtër, megjithëse do të na duhet pak kohë të mësohemi me look-un e ri të saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF