Ledri Vula ka publikuar ditën e djeshme këngën e tij më të re “The Kings”, e cila vetëm një ditë pas publikimit ka arritur plot 240 mijë klikime në YouTube. Megjithëse është ende herët për të folur për suksesin e këngës, nga komentet dhe urimet e para duket se “The Kings” është pritur mjaft mirë.
Nuk ka munguar as urimi i Dafina Zeqiri për këngën e ish-partnerit të saj, Ledri Vula. Në profilin e saj në Instagram, Dafina ka shpërndarë një foto nga VideoFesti i vitit 2014 bashkë me Ledrin ku shkruan një varg të këngës dhe e uron atë.
“Thirëm qysh dush… Urime Ledri Vula!”, shkruan artistja.
Pavarësisht se ata janë ndarë, kjo nuk i pengon aspak të gëzojnë për sukseset e njëri-tjetrit.
Pak kohë më parë, kur Dafina publikoi këngën “Hate you, Love you”, Ledri e shpërndau në profilet e tij në rrjetet sociale duke shkruar “Kënga ime e preferuar”.

Familja e Kardashian zhytet në borxhe!


Dua Lipa vjen “më e nxehtë se ferri”



Arbana Osmani “thyen” premtimin

Shqiptari i reklamave të Kinës

Lori Hoxha, romancë në Paris





Irina Shayk pret flokët


Fotot e rralla të yjeve të Hollywood-it

Vip-at shqiptarë kur ishin fëmijë


Shëtitja e parë e Eminës si mama

