KreuCelebrity

Vip-at shqiptarë kur ishin fëmijë

Sot të gjithë ata janë të suksesshëm në një fushë apo një tjetër, dikush në muzikë, një tjetër në politikë dhe të tjerë në prezantim. Të gjithë njihen, pëlqehen dhe komentohen vazhdimisht, herë me nota pozitive dhe herë të tjera jo dhe aq. E kemi fjalën për Vip-at shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve janë të kujdesshëm me imazhin e tyre, duke vendosur shpeshherë “barriera” mes publikut.
I njohim ashtu sikurse ato kanë zgjedhur që të prezantohen tek ne, duke krijuar më pas imazhe dhe përshtypje nga më të ndryshmet. Shpesherë kurioziteti më i madh përpos të tjerave, është t’i njohim ato sesi kanë qenë kur ishin fëmijë apo në moshë të hershme.
Me siguri një pjesë e mirë e tyre kanë ndryshuar shumë përgjatë viteve, dhe të tjerë kanë ruajtur të njëjtat tipare.
Bordo.al sjell tek ju fotografitë e disa prej personazheve më të njohura, kur ato ishin fëmijë, duke nisur nga presidenti Bujar Nishani, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Politikani Ilir Meta, moderatorja Alketa Vejsiu, Ardit Gjebrea, motrat Vjollca, sopranoja Inva Mula dhe të tjerë artistë si Ermal Mamaqi, Bleona Qereti, Elvana Gjata, Aurela Gaçe, Nora Istrefi, Dafina Zeqiri, etj.

Përgati: S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF